Kurti: Po bashkëpunojmë me LDK-në për rrëzimin e qeverisë (VIDEO)

Kurti: Po bashkëpunojmë me LDK-në për rrëzimin e qeverisë (VIDEO)

Kosova duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje dhe Lëvizja Vetëvendosje po bashkëpunon me LDK-në për rrëzimin e qeverisë.  Këtë pohon kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sipas të cilit vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje, në mënyrë që t’i hapet rrugë zhvillimit ekonomik, prodhimit e punësimit. Në një intervistë për mediat në Kosovë, Kurti shprehet kategorikisht kundër propozimeve për një Qeveri gjithëpërfshirëse apo edhe teknike, duke shtuar se partia e tij nuk udhëhiqet nga parashikimet, por nga parimet.

“Ne të Lëvizjes Vetëvendosje nuk udhëhiqemi nga parashikimet, por nga parimet. Ne dëshirojmë që të ketë sa më parë për interesin e vendit zgjedhje të parakohshme parlamentare, zgjedhje demokratike nga të cilat do të dalin institucione me legjitimitet të freskët edhe qeveri e re, e cila do t’i hap rrugë zhvillimit ekonomik të vendit që koncentrohet në prodhim e punësimi dhe tek drejtësia institucionale dhe gjyqësore, e cila përqendrohet te luftimi i krimit e korrupsionit”, thotë Kurti për Ekonomia Online.

“Nuk besoj që formulat dhe kombinimet qofshin ato për Qeveri teknike apo gjithëpërfshirëse do ta mund ta mbrojnë sovranitetin dhe zhvillojnë ekonominë”.

Kreu i VV-së thotë se me LDK janë duke bashkëpunuar për të siguruar numrat për rrëzimin e Qeverisë, por që nuk do të mbështesin asnjë iniciativë të Listës Serbe në këtë drejtim.

“LVV dhe LDK janë partitë më të mëdha në vendin tonë dhe janë parti opozitare që koordinohen brenda Kuvendit dhe jashtë tij. Ne jemi të interesuar që të largohet kjo Qeveri dhe të kemi zgjedhje të parakohshme. Natyrisht që ne nuk mbështesim iniciativat që burojnë nga Lista Serbe, por është përshtypja ime që Lista Serbe nuk është e interesuar për rrëzimin e Qeverisë. Ajo është e interesuar për një Qeveri të dobët”.

I gjithë rajoni kohët e fundit duket i përfshirë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme dhe rrëzim të qeverisë. Vlen të përmendim se brenda një periudhe të shkurtër janë zhvilluar protesta antiqeveritare në Maqedoni, Serbi dhe në Shqipëri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy