Elon Musk sfidon Youtube.
Ka debutuar në SHBA versioni Beta i X Tv, një aplikacion për live streaming (transmetimin e drejtpërdrejtë).
Është një hap i ri, pas thirrjeve video të stilit Zoom.
Përdoruesit do të jenë në gjendje të shfletojnë videot e ngarkuara në X, si dhe të kenë akses në videot e transmetimit të drejtpërdrejtë në platformë.
Megjithatë, për të përdorur aplikacionin TV, ata duhet të identifikohen në llogarinë e tyre të mediave sociale.
Qëllimi i Elon Musk që kur bleu ish-Twitter-in është ta kthejë atë në një aplikacion për gjithçka, nga një shërbim i mediave sociale në një aplikacion bankar.



