Shushku: Vendosja e tatimit për prodhuesit e energjisë e papritur, të kompensohet ky sektor (VIDEO)

Shushku: Vendosja e tatimit për prodhuesit e energjisë e papritur, të kompensohet ky sektor (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në Përmet ka deklaruar se prodhuesit e energjisë kanë fitime marramendëse ndaj qeveria po diskuton për vendosjen e një tatimi të jashtëzakonshëm për ta.

Lidhur me këtë, Kryetarja e bordit të shoqatës së energjisë së rinovueshme, Anita Shushku në MCN Live deklaroi se vendosja e tatimit për prodhuesit e energjisë ishte e papritur, ndërsa shtoi se mungesa e gazit ka rritur çmimin e energjisë së rinovueshme.

Ajo tha se Shqipëria ka mungesë tregu për shitjen e energjisë dhe se prodhuesit e vegjël po shohin mundësinë e daljes në treg të lirë. Sipas saj, prodhimi i HEC-eve të vegjël ka bërë 42% të prodhimit të konsumuar në Shqipëri dhe se në bazë të ligjit çdolloj shërbimi duhet të indeksohet.

Faktikisht ne kemi pritur që natyrisht me investimet të Evropës veçanërisht të kishim rritje të çmimit të energjisë të paktën për një afat 20-vjeçar sepse supozon rritje të investimeve të energjisë së rinovueshme. Por kriza, i ndryshoi rregullat dhe do thoshim se mungesa e gazit ka rritur çmimin për tregjet e energjisë dhe kjo ka treguar se sa e domosdoshme ka qenë investimi në energjitë e rinovueshme dhe krijimi i pavarësisë së energjisë nga pjesa tjetër e botës. Në të tilla nivele ishte e paparashikueshme vendosja e tatimit për prodhuesit.

Më tej ajo u shpreh se rritja e çmimit të energjisë në treg është oportunitete që në bazë të kontratave të koncesionit e kanë të drejtën për të shitur në treg dhe shteti është i detyruar ta blejë të gjithë energjinë, por sipas saj, nëse prodhuesit zgjedhin shtetin si partner për shitjen e energjisë.

Deri tani për shkak të tregut dhe çmimeve kanë qenë aq më lartë sa si ka shtyrë prodhuesit e vegjël për të bërë hapin për të dalë në treg. Ky oportunitet i ka vërë prodhuesit të shohin mundësinë për të dalë në treg të lirë. Shqipëria ka mungesë tregu për shitjen e energjisë dhe prodhuesit e vegjël po shohin mundësinë e daljes në treg dhe në këto momente papritur përballemi me vendosjen e detyrimit. Në 6 mujorin e parë në mes të krizës, prodhimi i HEC-eve të vegjël ka bërë 42% të prodhimit të konsumuar në Shqipëri. Ne kemi menduar dhe jemi në diskutime që e kuptojmë dhe jemi të ndërgjegjshëm për rolin tonë, por për këtë duhet të kemi në bazë të ligjit duhet të ketë një kompensim sepse kemi një mungesë të fitimit të munguar. Nuk do kërkojmë diferencën komplet. Ne do donim një kompensim për sektorin e energjisë ku çdo subjekti që i vihet ky shërbim secili në mënyrë të veçantë do ishte qesharake që një prodhuesi të vogël ti vihej kjo lloj barre. Në bazë të ligjit çdolloj shërbimi duhet të indeksohet. Në momentin që tregu është në këto nivele, duhet kompensimi që prodhuesit e vegjël kanë të drejtën e tyre për të marrë përftimet e tyre nga ky oportunitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy