Zhdukja e një 9-vjeçareje në dasmë ngre në këmbë policinë, arrestohet shoku i dhëndrit

Zhdukja e një 9-vjeçareje në dasmë ngre në këmbë policinë, arrestohet shoku i dhëndrit

Zhdukja e një vajze vetëm 9 vjeç disa ditë më parë gjatë një dasme ka ngritur në këmbë policinë franceze. Maelys u zhduk ndërsa luante në parkingun e një lokali në qytetin e saj Pont-de-Beauvoisin, ku po zhvillohej një dasmë. Prindërit e vajzës (nëna është kushërirë e dhëndrit) kanë qenë të parët që kanë vënë re mungesën e saj dhe e kanë denoncuar zhdukjen e saj në polici.

10 ditë pas kësaj ngjarjeje, policia ka arrestuar një prej 250 dasmorëve. Bëhet fjalë për një 34-vjeçar, mik i dhëndrit. Sinjalet për përfshirjen e tij në zhdukjen e vajzës i kanë dhënë proindërit e kësaj të fundit, të cilët kanë parë sjelljen e tij të dyshimtë. Policia gjeti gjurmë të AND-së së vajzës në makinën e tij, të cilën ai e kishte larë dhe pretendon se do ta shiste.

Pas zhdukjes së vajzës, policia kishte nisur një operacion masiv kërkimi në të gjithë qytetin. Kërkimet ishin përqendruar kryesisht në brigjet e lumenjve. Por dikush nga dasmorët dëshmoi se e kishte parë vajzën teksa fliste me 34-vjeçarin.

Por pavarësisht kërkimeve dhe arrestimit të 34-vjeçarit, nga Maelys nuk ka asnjë gjurmë tjetër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy