Nga zgjedhjet presidenciale në Francë nuk ka fitues. Vota e francezëve nxorri në balotazh dy kandidatët më favoritë: Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen. Ata do të garojnë për kreun e Elizeut më 7 maj. Kandidati i qendrës dhe ajo e ekstremit të djathtë kanë marrë përkatësisht 23,75% dhe 21,53% të votave.
Konservatori François Fillon është renditur i treti me 19,91%, ndërsa kandidati i ekstremit të majtës Jean Luc Mélenchon 19,64%.
Për Frontin Nacional, vota e së dielës mund të konsiderohet një votë historike. Megjithatë, raundi tjetër nuk është shumë shpresëdhënës për Marine Le Pen, pasi golistët dhe socialistët kanë premtuar mbështetjen e tyre për rivalin e saj, Emmanuel Macron.



