Kompania Meta tha ditën e sotme se disa grupe ruse e bjelloruse po përdorin taktika të dyshimta kibernetike nëpërmjet të cilave po shënjestrojnë ushtarët dhe civilët ukrainas.
Një grup hakerash i njohur si "Ghostëriter", për të cilin ekspertët kibernetikë besojnë se është i lidhur me Bjellorusinë, u përpoq të hakonte në llogaritë e Facebook të dhjetëra personelit ushtarak ukrainas.
Hakerët ishin të suksesshëm në një pjesë të vogël rastesh. Ata postuan video ku i bënin thirrje ushtrisë të dorëzohej sikur këto postime vinin nga pronarët legjitimë të llogarisë. Ne bllokuam që këto video të shpërndaheshin.



