Maqedonia e Veriut rihap kufijtë, rikthehet udhëtimi i lirë dhe pa kushte

Maqedonia e Veriut rihap kufijtë, rikthehet udhëtimi i lirë dhe pa kushte

Mbrëmë pas orës 24, Maqedonia e Veriut ka hapur kufirin për lëvizjen e zakonshme të udhëtarëve nëpërmjet të gjitha pikave kufitare të juglindjes së vendit.

Kësisoj të huajt do të mund të lëvizin pa pengesë dhe pa detyrimin e testit dhe karantinës.

Mësohet se gjatë ditës së djeshme nga ana e drejtorise qëndrore të doganave maqedonase ka pasur një takim me homologet shqiptarë në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Në këtë takim është diskutuar rreth funksionimit të sistemit doganor dhe masat e marra nga të dyja palët.

I njejti takim mësohet të ketë ndodhur edhe me dy policitë kufitare.

Ndërsa ajo çfarë është më e rëndësishme, lëvizja e lirë e shtetasve do të kryhet pa masat shtrënguese të COVID-19, madje nuk do të ketë as matje të temperaturave për udhëtarët.

Nga ana tjeter, personeli në të dy anet e kufirit është përgatitur me të gjitha masat e duhura mbrojtëse.

Gjatë ditës së sotme parashikohet fluks në ditën e parë të rihapjes ndaj dhe për të shmangur radhët do të punohet me kapacitet maksimal të sporteleve.

Vendimi për hapjen e kufirit u mor nga Qeveria të martën mbi bazën e rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive. Qeveria po ashtu vendosi që më 1 korrik të rihapen për qarkullim edhe Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup dhe ai në Ohër.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut gjatë muajit qershor është përballur me një rritje të ndjeshme të rasteve të reja më Covid-19. I lartë po ashtu është edhe numri i viktimave në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy