
Miliona njerëz u mblodhën në orët e para të së enjtes për të qenë të pranishëm në një eklips të rrallë unazor diellor (kur dielli dhe hëna formojnë një unazë zjarri në qiell), i pari në rreth një shekull në vende të ndryshme dhe i fundit për këtë vit. Eklipsi qe i dukshëm në pjesë të ndryshme të globit që nga Arabia Saudite në Kenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Indi, Tajlandë, Filipine dhe pjesën veriperëndimore të Australisë. Për disa rajone të Gjirit, nga Arabia Saudite në Bahrein “unaza e zjarrit” ka qenë një fenomen që nuk ka ndodhur për të paktën 100 vjet dhe mijëra njerëz vunë syze speciale për të dëshmuar eklipsin që ishte i dukshëm për të paktën 3 minuta.



