"Ola, nuk je gazetare por killer me pagesë!"/ Xama: Ndjehem e intimiduar nga mesazhet e Veliajt

"Ola, nuk je gazetare por killer me pagesë!"/ Xama: Ndjehem e intimiduar nga mesazhet e Veliajt

Gazetarja Ola Xama, zbuloi në një artikull të publikuar në BIRN, se sipas SPAK, kryebashkiaku Erion Veliaj është propozuesi i projektit të inceneratorit të Tiranës. Fill pas shkrimit, Xama mori disa mesazhe intimiduese nga Veliaj. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", gazetarja Xama deklaroi se është ndjerë e intimiduar nga mesazhet e Veliajt. "Fillimisht e kam kontaktuar unë zotin Veliaj dhe i kam dërguar pyetje për shkrimin që po bëja. Ai është vënë në dijeni. Kemi pritur që të kthejë përgjigje. Unë i them që pyetjet nuk janë detyruese, nuk është kërkesë për informacion, por kërkesë për koment. E kemi pritur disa orë dhe nuk ka kthyer përgjigje. Ditën e nesërme më ka kontaktuar Veliaj me mesazhe fyese dhe ton vulgar”. Në vijim ajo sqaron se BIRN ka redaktor dhe kryeredaktor që bëjnë fact check të shkrimit. “Mbase Veliaj do ta kanalizojë te fyerja dhe linçimi i një gazetari sikur është i paguar dhe militant, siç më ka thënë edhe në mesazhet e tjera. Ndihem e intimiduar. Më shumë sesa një mesazh fyes që nuk i shërben dinjitetit të një kryetari bashkie. Të nesërmen pashë disa media që më etiketonin si zoti Veliaj, “killere me pagesë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy