Kalemaj: Rama ka pasur informacion për zhbërjen e “non gratës” së Berishës

Kalemaj: Rama ka pasur informacion për zhbërjen e “non gratës” së Berishës

Politologu Ilir Kalemaj, për deklaratën e gazetarit amerikan të agjencisë “Axios” se Departamenti Amerikan i Shtetit i lejon kryedemokratit Sali Berisha të vizitojë SHBA, thotë se Kryeministri Edi Rama mund të ketë ditur diçka për faktin që nuk e ka përmendur “non gratën”.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se Rama mund të ketë pasur informacion prej gjashtë muajsh. 

Ky gazetar është një korrespodent i Shtëpisë së Bardhë dhe në deklaratën e DASH thuhet se nuk mund të lejojmë që marrëdhëniet politike me Shqipërinë të diktohen nga një vendimmarrje e politizuar e Joe Biden.

 Rama ka të paktën gjashtë muaj që nuk e ka përmendur termin “non grata”, ka përmendur buf, kënetë, por jo non grata.

 Dy gjëra nuk ka përmendur Rama, non grata dhe Erion Veliaj. Me gjasë diçka Rama di. Mendoj se Rama ka pasur gjashtë muaj para informacion se do zhbëhej non grata dhe për Ramën kjo nuk përbën argument politik. 

Fakti që për Berishën vjen pak ditë para zgjedhjes, është një efekt ndikues te votuesi i tij se mund të parandalohej që të merrej pushteti prej Berishës nga faktori ndërkombëtar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy