Zjarr në një pallat në Vietnam, humbin jetën dhjetëra persona

Zjarr në një pallat në Vietnam, humbin jetën dhjetëra persona

Dhjetëra njerëz humbën jetën pasi një zjarr i madh përfshiu një ndërtesë banimi në kryeqytetin Hanoi në Vietnam.

Sipas medias shtetërorë në Vietnam 50 të plagosur u dërguan në spital.

Videot e transmetuara nga mediat vietnameze treguan përmasat e zjarrit, i cili u përhap në një pjesë të madhe të ndërtesës dhjetëkatëshe.

Vietnami ka përjetuar disa zjarre fatale vitet e fundit, të cilat kanë nxitur dyshime rreth mosrespektimit të rregullave bazë të sigurisë. 

Një zjarr në një bar karaoke pranë qytetit Ho Chi Minh (në jug) vitin e kaluar vrau 32 njerëz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy