Elvis Rroshi përfundon në pranga, Prokuroria: Fshehu dy dëbime nga Zvicra dhe ka përdorur 5 emra

Elvis Rroshi përfundon në pranga, Prokuroria: Fshehu dy dëbime nga Zvicra dhe ka përdorur 5 emra

Kryetari i Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi ka përfunduar në pranga, vetëm pak ditë nga polemikat që nxiti me dorëheqjen e dhënë dhe më pas të kthyer mbrapsht.

 

Sipas një deklarate për shtyp të Prokurorisë së Tiranës, Rroshi do të duhet të përballet me akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe për mosdeklarim në formularin e vetëdeklarimit. Nga ana tjetër ishte një vendim i Gjykatës të Tiranës i kësaj të hëne që ka dhënë për kryebashkiakun e Kavajës masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

Gjithashtu raportohet se Rroshi është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë të Policisë, në Tiranë, dhe pritet që të përballet me masën e sigurisë. Arsyeja e kësaj lëvizjeje ndërinstitucionale të drejtësisë shqiptare është fshehja nga ana e Elvis Rroshit të dy dëbimeve nga Zvicra, në vitin 1993 dhe 1995, arrestimi nga autoritetet zvicerane në vitin 1997, mosdeklarimi i dënimit në Itali për veprën penale të përdhunimit si dhe përdorimi i 5 emrave në shtete të ndryshme europiane.

 

Ka qenë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve institucioni që i çeli rrugën Prokurorisë për hetimin e formularëve të vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi dhe atë të Krujës, Artur Bushi, pas dyshimeve të ngritura për deklarim të rremë. Ndërkohë, për efekt të ligjit të dekriminalizimit, pritet që Rroshi të përballet me dënim me gjobë si dhe dënim me burg nga 3 deri në 5 vite për shkeljet ligjore si falsifikimi dhe deklarimi i rremë në formular.

 

Më poshtë deklarata e plotë për shtyp e Prokurorisë së Tiranës

"Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të “Dekriminalizimit”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

 

Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore, rezulton se i dyshuari nuk ka paraqitur në formularin “Për Dekriminalizimin” të dhëna penale dhe personale, të cilat janë të detyrueshme për t’u shënuar.

 

Prokuroria e Tiranës nisi hetimin kryesisht, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e Sektorit për Verifikimin e Integritetit të Personave në Funksione Publike në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo strukturë kërkoi fillimisht verifikimin paraprak të formularit të subjektit Elvis Rroshi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Më pas, ky Sektor vijoi verifikimin sipas përcaktimeve të ligjit nr. 138/2015 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

 

Në bazë të të dhënave të përftuara nga ky verifikim i thelluara, Sektori përkatës në Prokurorinë e Përgjithshme përcolli informacionin në Prokurorinë e Tiranës, e cila regjistroi procedimin penal.

 

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës rezulton se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit.

 

Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.

 

Gjithashtu subjekti Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit.

 

Ndërkohë, nga të dhënat e deritanishme, janë siguruar informacione se shtetasi Elvis Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës.

 

Në bazë të këtyre të dhënave, Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Elvis Rroshi, me funksion Kryetar i Bashkisë Kavajë, i dyshuar për veprën penale të “Fallsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal"

 

Ka qenë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve institucioni që i çeli rrugën Prokurorisë që të hetojë formularët e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi dhe atë të Krujës, Artur Bushi, pas dyshimeve të ngritura për deklarim të rremë. Ndërkohë, për efekt të ligjit të dekriminalizimit, pritet që Rroshi të përballet me dënim me gjobë si dhe dënim me burg nga 3 deri në 5 vite për shkeljet ligjore si falsifikimi dhe deklarimi i rremë në formular.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy