Ish-prokurori Ervin Karanxha tha në MCN Live se nuk beson që Asim Vokshi ka qenë bashkëpunëtor i shërbimit sekret, duke shtuar se duhen prova konkrete. Karanxha thotë se një gjyqtar s’mund të jetë bashkëpunëtor i SHISH-it. Sipas Karanxhës Shërbimi Sekret duhet të dalë me një qëndrim dhe të tregojë nëse Vokshi është apo s'është bashkëpunëtor.
“Mendoj që akuza duhet të ketë prova konkrete. Që Shërbimi Informativ ka bashkëpunëtorë, s’është ndonjë akuzë e rëndë. Në qoftë se nuk është bashkëpunëtor, s’është. Duhen dokumente dhe prova të plota. Bashkëpunëtori ka dosjet e bashkëpunimit dhe mënyrën e bashkëpunimit. Vet gjyqtari Vokshi ka thënë që s’jam.
Po të jetë në bazë të ligjit ndalohet. Të organet e Vetingut, Ina Rama, ka dalë foto e saj në regjistrat e shërbimit, nga hakerat iranianë. Si rregull anëtarët e shërbimit sekret s’duhet të jenë në drejtësi. Ligji për shërbimin sekret është ligj tjetër, ndërsa Kodi i procedurës penale është tjetër. Nëse një gjyqtar është bashkëpunëtor i SHIK-ut s’mund të japë drejtësi. Duhet të kemi një betejë institucionale, ligjore.
GJK do vendosë për rastin konkret. Unë besoj që Vokshi s’është anëtar. S’shohim ndonjë provë që të na i krijojë këtë bindje. Fjala bashkëpunëtor i përmbledh të gjithë, mund të jesh informator, agjent terreni. SHIK-u duhet të jepte informacion për znj.Ina Rama që ka qenë apo jo bashkëpunëtore. Për rastin Vokshi do ta zgjidhë gjykata.
Nëse çështja nuk verifikohet nuk e pengon z.Vokshi. Duhet bërë një ndërhyrje legjislative, që për zyrtarë të lartë të thuhet është apo s’është bashkëpunëtor. Duhet transparencë për raste të veçanta. Kur një njeri është bashkëpunëtor është shkelur parimi i pavarësisë dhe i paanësisë. Shërbimi duhet të dalë me qëndrim konkret, nëse është apo s’është”.
Karanxha theksoi edhe një herë se reforma në drejtësi ka dështuar t’u ofrojë qytetarëve drejtësi.



