Subvencionet/ Jaupllari: Interesi i fermerëve për zhvillim në rritje, aplikimi vetëm me kartën ID

Subvencionet/ Jaupllari: Interesi i fermerëve për zhvillim në rritje, aplikimi vetëm me kartën ID

Prej datës 20 mars ka nisur faza e aplikimit për të gjithë fermerët që duan të përfitojnë nga subvencionet.

Lidhur me këtë zv/ministri i Bujqësisë Arjan Jaupllari në një lidhje skype me MCN Live deklaroi se numri i aplikimeve ka shkuar në 25,700 sipas raportimeve të fundit që kemi në sistem, ku vendin e parë e zë Fieri me 57,000 fermerë.

Ai tha se interesi i fermerëve për zhvillim është në rritje dhe se sipas tij fermerët kanë treguar se kanë besim tek skema e mbështetjes.

Vendin e parë në aplikime e zë Fieri me 57,000 fermerë , pastaj Korça dhe rrethet e tjera. Kjo do të thotë se interesi i madh i të gjithë fermerëve në skemë lidhet me përfitimet që ata kanë pasur në vitin 2022 që do të thotë se ai vit ka qenë mbështetja më e madhe ndonjëherë e mundshme. Vendin e parë në këto tre vitet e fundit e ka zënë blegtoria dhe nafta në sasinë e mbështetjes së saj dhe këtë vit mbështesja kombëtare vazhdon me 3.3 mld lekë dhe duke parë se është rritur numri i fermerëve dhe interesi i tyre për të aplikuar në skemë, ministria do të alokojë fonde shtesë e cila varet nga numri i atyre që do të aplikojnë dhe nga fondet që tashmë i kemi në dispozicion. Përfitues do të jenë të gjithë, 100%. Përfitimet lidhen me shtesën që do të behët gjatë vitit ose në fund të fazës do ketë një rishpërndarje pavarësisht se kush aplikon i pari. Fluksi i madh në interesin e fermerëve lidhet me faktin se këta fermerë kanë besim tek skema.

Më tej ai shtoi se sot për fermerët shqiptarë ka 20 agropika dhe 35 pika të drejtorive të seksionit bujqësor, pra 55 pika gjithsej ku fermerët mund të bëjnë aplikimet. Sipas tij numri i fermerëve të regjistruar është 87 mijë, ndërsa bëri të ditur se naftën e përfitojnë vetëm ata fermerë që e punojnë tokën.

Këtë vit nga kontaktet e vazhdueshme me drejtoritë e bashkive ata u bënë pjesë e lancimit të skemës sonë për këtë kanë hapur pikat e tyre dhe kjo është një gjë e mirë për ne dhe fermerët që duan të aplikojnë tek skema. Sensibilizimi i bërë dhe nga mediat ka bërë të mundur që shumë fermerë të thërrasin njerëzit e tyre për të aplikuar dhe për të rregulluar mangësitë që kanë pasur ndër vite. Aplikimi duhet të kenë parasysh se të gjithë aplikojnë nëpërmjet e-albania. 15 ditë pasi mbyllet aplikimi fermerët duhet të kontaktojnë te AZHBR. Nuk ka ndryshuar asgjë nga mënyra e aplikimit dhe kontrata e aktmarrëveshjes është midis tyre e cila e ka të mbyllur këtë proces. Fermerët aplikojnë me zero dokumente mjafton të kenë kartën e tyre ID dhe pastaj dokumentacioni plotësohet për 2 javë. Të gjithë fermerët tashmë pothuajse e kanë të qartë se çfarë duhet të kenë parasysh kështu që kur të dëgjojnë që do u bjerë telefoni të shkojnë dhe ta kenë plotësuar dokumentacionin. Ajo që kemi ndryshuar është tek masat për mbështetjen tek nafta e cila është bërë 1 ha për çdo fermer që aplikon për të marrë naftën, të cilën e përfitojnë ata që e punojnë tokën, jo ata që e kanë dhe se punojnë.

Ndërsa lidhur me fermerët e pajisur me nipt, Jaupllari tha se janë 87 mijë fermerë të regjistruar dhe këtë vit kemi një rritje me rreth 3 mijë fermerë që kanë kuptuar se duhet ti drejtohen skemës shqiptare.

Bujqësia shqiptare ka gjithmonë nevojë për mbështetje. Të gjithë këta 87 mijë fermerë që kanë niptin kanë të drejtën e aplikimit, vjet kanë qenë 84, ndërsa tani ka shkuar rreth 47 mijë aplikime, tek blegtoria do përfitojnë të gjithë, ndërsa të tjerat do përfitojnë nisur nga fondi që është në dispozicion. Se sa do shkojë numri i përfituesve kjo varet se sa qeveria shqiptare e ka mundësinë për të subvencionuar skemën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy