
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Tragjasit në Vlorë mbrëmjen e së shtunës.
12 efektivë dhe tre mjete zjarrfikëse kanë ndërhyrë në vendngjarje, si dhe ekipet e emergjencave të bashkisë së Vlorës për shkak se flakët janë shpërndarë me shpejtësi nga erërat e forta.
Shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, megjithëse Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi nga terreni deklaroi se zjarri ishte pa dyshim i qëllimshëm.
Sipas tij, jo vetëm Tragjasi, por edhe zona të tjera në Vlorë dhe Selenicë janë përballur me zjarre të shumta ditët e fundit.



