Prodhuesi luksoz "Bentley" ndryshon profil, 2030-ta vetëm me makina elektrike

Prodhuesi luksoz "Bentley" ndryshon profil, 2030-ta vetëm me makina elektrike

Kompania e makinave luksoze “Bentley” ka njoftuar se deri në vitin 2030 prodhimi i tyre do të jetë tërësisht elektrik.

Deri në vitin 2026,  “Bentley” e cila është në pronësi të “Volksëagen” do të ofrojë të gjitha versionet e saj hibride ose me bateri elektrike.

Makinat elektrike pretendohet se janë e ardhmja e automjeteve dhe transportit duke respektuar kështu natyrën dhe duke mbrojtur mjedisin

Në Britaninë e Madhe këto lloj makinash po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet duke trefishuar shitjet brenda një viti. 

“Brenda një dekade, Bentley, do të transformohet nga një shtëpi 100 vjeçare e prodhimit të makinave të luksit, në një model etike për makinat luksoze”, tha shefi ekzekutiv i kompanisë Adrian Hallmark.

Punonjësit e kësaj kompanie do të trajnohen për pozicione të tjera të cilat do të jenë të lidhura ngushtë dhe drejtpërdrejtë me makinat të cilat do të punojnë me bateri elektrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy