
31 vjeçari Ilirjan Selmani është arrestuar nga policia për akuzën e vrasjes së 52 vjeçares Kozeta Teço në Pogradec. Policia bën të ditur se ai e ka goditur disa herë me thikë 52 vjeçaren me të cilën ishte I lidhur prej 3 vitesh dhe më pas I ka vënë zjarrin shtëpisë për të zhdukur gjurmët.



