Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, do të vizitojë të premten republikën e Kosovës. Ndonëse Greqia nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës ka qenë një insistim i ministrit të jashtëm grek për këtë takim.
Lajmi bëhet publik nga zyra e shtypit të Ministrisë së Jashtme greke, e cila njofton se ministri Dendias do të ketë takime me kryeministrin Avdullah Hoti, kryetaren e Parlamentit, Vjosa Osmani, dhe ministren e Jashtme, Meliza Haradinaj.
Gjatë takimit pritet që përfaqësuesi i shtetit grek të shprehë mbështetjen për dialogun që po zhvillon Kosova me Serbinë, ndërkohë që sipas të gjitha gjasave do të përkrahë për kërkesën e liberalizimit të vizave.
Pritet që shumë shpejt minisri i jashtëm grek të vizitojë edhe Shqipërinë.



