Kreu i Këshillit të Ministrave Bosnjë Hercegovinës, Zoran Tegeltija, duke folur në nismën “Open Balkan”, kërkoi që Ballkani i Hapur, të bëhet tamam i hapur.
I ftoj të gjitha vendet që t’i hapim kufijtë e Ballkanit Perëndimor, për lëvizje të papenguar të njerëzve, mallrave dhe kapitaleve. Bosnje-Hercegovina nuk ka konsensus për Ballkanin e Hapur dhe nuk e di pse.
Ndoshta shkaqet janë për shkak të së kaluarës. Ka pasur edhe grupime politike që vlerësonin se do të ishte pa sukses. Në Bosnjë ka ndikime nga individë dhe ambasada që vlerësojnë që Bosnje Hercegovina nuk do të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur.
Tegeltija tha se ndodhet në samit, pasi e di që komuniteti i biznesit e mbështet projektin e Ballkanit të Hapur, pasi edhe qytetarët i mbështesin.
Ai shprehu bindjen se Bosnjë Hercegovina do të bëhet anëtare e Ballkanit të Hapur.



