Greqi: Qindra emigrantë largohen nga Lesbos

Greqi: Qindra emigrantë largohen nga Lesbos

Rreth 1.500 emigrantë që kërkojnë azil janë transferuar nga ishulli Lesbos, në Egje, në kuadër të nismave të zbatuara nga autoritetet greke për mbipopullimin në kampe refugjatësh dhe për shkak të një rritjeje të shpejtë të prurjeve të emigrantëve nga brigjet e Turqisë. Një anije që transportonte 635 njerëz lundroi sot nga Lesbos në portin e Selanikut, nga ku emigrantët duhet të transferoheshin në një kamp në Nea Kavala, në veri të vendit. Një anije e dytë me 900 persona të tjerë do të lundrojë pasdite. Transferimet vijnë për shkak të vendimeve të marra gjatë një takimi për sigurinë kombëtare, të thirrur të shtunën nga kryeministri Kiriakos Mitsotakis, pasi të enjten e shkuar rreth 600 persona arritën në Lesbos me një duzinë varkash në një hark kohor prej një ore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy