Shpëtohen 12 persona në Sarandë, kishin shkuar për të bërë plazh

Shpëtohen 12 persona në Sarandë, kishin shkuar për të bërë plazh

Policia kufitare e Sarandës ka bërë të ditur se ka shpëtuar 12 personat që kishin kërkuar ndihmë, pasi deti ka qënë i dallgëzuar dhe ata janë ndier të rrezikuar dhe nuk kanë mundur të ngjiten përsëri lartë në mal.

Një person kishte kërkuar ndihmë policisë, pasi së bashku me familjen e tij dhe disa persona të tjerë, të cilët kanë shkuar me këmbë nga mali për të bërë plazh në këtë zonë, por aty janë ndier të rezikuar.  

Njoftimi i policisë

Më datë 25.07.2017 rreth orës 13.00, salla operative e Kufirit Sarandë njoftohet nga shtetasi B.K., i cili sqaron se ndodhet në Krorëz në breg të detit së bashku me familjen e tij dhe disa persona të tjerë, të cilët kanë shkuar me këmbë nga mali për të bërë plazh në këtë zonë. Duke qenë se deti ka qënë i dallgëzuar shumë ata janë ndier të rrezikuar dhe nuk kanë mundur të ngjiten përsëri lartë në mal, prandaj kanë kërkuar ndihmë. Menjëherë me marrjen e njoftimit për tju dhënë dihmë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare ku me të mbëritur në vendin e njoftuar kanë konstatuar 12 persona

: 1- B.K., 45 vjeç, banues në Tiranë.

2- M.K., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

3- I.K., 15 vjeçe, banues në Tiranë.

4- K.K., 9 vjeç, banues në Tiranë.

5- E.Q., 45 vjeç, banues në Tiranë.

6- I.Q., 40 vjeçe, banues në Tiranë.

7- F.Q.,12 vjeçe, banuese në Tiranë

8- E.Q., 9 vjeçe, banuese në Tiranë.

9- T.V., 47 vjeç, banues në Tiranë.

10- A.V., 43 vjeçe, banuese në Tiranë.

11- E.V., 16 vjeç, banues në Tiranë.

12- A.V., 13 vjeçe, banuese në Tiranë.

Të gjithë shtetasit e mësipërm u gjetën nga shërbimet e Policisë në gjëndje shëndetësore të mirë shëndetësore. Policia Kufitare, ka bërë transportimin e tyre për në Lukovë, Sarandë, me mjet lundrues të Policisë, ku u nxorrën në terren tokësor në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa probleme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy