Dilaveri: Të ulen detyrimet tatimore, që të mos ketë evazion. Inspektorët kanë 15-fishin e ngarkesës krahasuar me vendet e rajonit (VIDEO)

Dilaveri: Të ulen detyrimet tatimore, që të mos ketë evazion. Inspektorët kanë 15-fishin e ngarkesës krahasuar me vendet e rajonit (VIDEO)

Ish-zëvendës drejtori i Tatimeve, Flobens Dilaveri, paralajmërimin e Tatimeve për bizneset se do të ndiqen penalisht nëse fshehin faturat thotë se problemi për mos kontrollin, janë numrat shumë të mëdhenj të bizneseve dhe numrat shumë të vegjël të inspektorëve tatimorë që janë të detyruar të ndjekin numra të caktuara biznesesh.

Nga studio e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se ka shumë pak inspektorë në raport me numrat e rritur të bizneseve dhe se struktura e numrave për herë të fundit në administratën tatimore është bërë në 2006, ndërkohë që në vitin 2023, bizneset janë shumë më të shtuara.

I pyetur për mekanizmat që ka në dorë Drejtoria e Tatimeve, pa nxjerrë tatimorët në terren, Dilaveri tha se nuk bëhet me inspektorë në terren, dhe se puna që bëhet nga subjektet është me deklarim, me vetëdeklarim, sidomos kur ka të bëjë me mosdeklarim të saktë të pagës.

Mund ta bësh me shumë pak subjekte që kanë nëndeklarim të pagës, intervistës së të punësuarit, denoncimit që ai bën, apo dokumentacionit kur subjektet përdorin dokumente të dyta, që kanë bordero të dytë përveç asaj që dorëzohet në Tatime. Këto janë format bazë.

Dhe nuk është një gjë nëse shkon me inspektorin te dera e biznesit. Lançimi i Drejtorisë së Tatimeve për të disatën herë tregon që realisht është shqetësim, por rruga dhe forma nuk është e duhura.

Duhet rritur edukimi i tatimpaguesve dhe ulja e detyrimeve tatimore, në mënyrë që të mos detyrohen të bëjnë evazion apo fshehje subjekte.

Por këto gjëra varen nga Ministria e Financave dhe politika e qeverisë që nuk ka gjasa të ndryshojë dhe vështirëson punën e administratës tatimore.

Administrata kohët e fundit nuk ka qasje represive, po përpiqet nëpërmjet kontaktit shkresor dhe thirrjeve të ndryshme që tatimpaguesit të reflektojnë, kjo nuk është qasja e duhur.

Problematikat i ndjejnë por nuk arrijnë të ndryshojnë. Subjektet dhe raporti me administratën janë në amulli dhe nuk po gjendet një rrugë që ti çojë drejt një ballafaqimi të pastër me letra të hapura.

Në kushtet e shtrëngesës ekonomike, bizneset janë të detyruara të mendojnë edhe për çmimin më të vogël.

Edhe në raport me vendet e rajonit, inspektorët tanë kanë 10-15 fishin e ngarkesës.

Sa i takon fenomenit të korrupsionit, Dilaveri tha se është bërë ndër vite dhe është një nga gangrenat e administratës tatimore, ku punonjës të caktuar që e cilësojnë si punë të dytë.

Sipas tij, paradite punojnë në krahun e shtetit dhe pasdite në punë private.

Në një farë mënyre dëmton në mënyrë të vazhdueshme punën e administratës tatimore. Edhe për të menduar rritjen e pagës tatimore ka ardhur momenti, se në raport me shumë punonjës të tjerë shtetëror kanë përgjegjësi shumë më të madhe.

Kjo është një nga mënyrat për të pakësuar fenomenin e korrupsionin, por është kthyer në fenomenin e ditës, shprehja “sheh rrushin me rrushin dhe piqet”.

Nuk flas për drejtues të administratës tatimore, por për çdo drejtues të administratës së shtetit.

Shohim raste të goditjes, por edhe të mosgoditjes së korrupsionit, kjo bën që çdo punonjës të mendojë se është dita e tij.

Për statistikat sa u takon përqindjes së bizensve që deklarojnë në mënyrë të rregullt listë-pagesat në raport me ato që abuzojnë, Dilaveri tha se janë shtuar shumë subjektet që deklarojnë në mënyrë të rregullt, sidomos ato të nivelit të mesëm dhe ato që janë pjesë e tatimpaguesve të mëdhenj.

Nga viti në vit, ka ardhur duke u rritur ndërgjegjësimi, në një farë mënyre edhe nga presioni i të punësuarve.

Ndodh me bizneset e pakonsoliduara dhe familjare, që në numra krijojnë shqetësim për administratën.

Rritja e luftës ndaj pagave që nuk paguhen në bankë, do ishin elementë që do lehtësonin luftën ndaj evazionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy