Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan konfirmoi se presidenti rus Vladimir Putin së shpejti do të vizitojë Turqinë për të diskutuar korridorin e grurit të Detit të Zi.
"Vizita e Putinit ishte planifikuar tashmë më parë. Tani do të krijohet mundësia për të diskutuar përsëri disa çështje gjatë kësaj vizite", tha Fidan, pa specifikuar datën, në një intervistë për Trt Haber pas njoftimit të bërë më herët nga zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov.
Çështja e korridorit të grurit do të jetë patjetër në tryezë për shkak të rëndësisë që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka atribuar.
Po ashtu Fidan tha se privimi i grurit për të varfërit, veçanërisht në Afrikë, dhe aksesi në ushqime me çmime të larta është një situatë që ata nuk duam ta shohim nga një perspektivë humanitare.



