Gruaja e cila shfaqet në videon intime në zyrë me ish-kryebashkiakun e Kukësit Alma.K., është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Apelit. Ajo kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, e cila u vendos nga shkalla e parë e gjyqësorit. Ndërkohë Safet Gjici vijon të qëndrojë në qeli, në vijim të hetimeve ndaj tij. Gjici u vu në pranga me akuzën e korrupsionit aktiv dhe pasiv, dhe ndaj tij u caktua masa arrest me burg, ndërkohë që dha dorëheqjen pas publikimit të videos. Videoja që u përhap në media një javë më parë shfaqte Gjicin dhe vajzën në një akt seksual në zyrën e kryebashkiakut, pak para se të nisnin një bisedë për një projekt të paraqitur nga Alma K., për të cilin pretendonte të merrte mbështetjen e kryebashkiakut të Kukësit.



