Tirana "pushtohet" nga kullat shumëkatëshe

Tirana "pushtohet" nga kullat shumëkatëshe

 

Ndërtimit të kullave shumëkatëshe në zonat e fundit të gjelbra që kanë mbetur në Tiranë i është hapur rruga me vendimet e miratuara në Këshillin Kombëtar të Territorit, drejtuar nga Kryeministri Edi Rama.

Janë 10 vendime të miratuara në mbledhjen e KKT-së, e që duhet të ishin bërë publike 10 ditë më pas në regjistrin kombëtar, në bazë të ligjit për transparencën, por po mbahen të fshehta.

Gjatë inagurimit të një kulle shumëkatëshe në zemër të Tiranës, kryeministri Rama i quajti “kullofobë” zërat që janë shprehu vazhdimisht kundër këtyre ndërtimeve që tashmë kanë marrë epitetin “monstra prej betoni”.

Dy nga kullat e reja që janë miratuar në KKT do ngrihen në qendër të Tiranës. Njëra pas Hotel Tirana International nga kompania e ndërtimit Geci shpk dhe me projekt të Atelier 4, studio arkitekturore që gjatë 4 vjeçarit të parë të qeverisë Rama fitoi thuajse çdo projekt madhor në Shqipëri, ndër to edhe projekte kontraverse si Bypass i Gjirokastrës që ka alarmuar edhe UNESCO-n.

Kulla e dytë do “lulëzojë” në rrënojat e një prej këndeve të vetme për fëmijë, që ka mundur të mbijetojë deri sot, i njohur si “7 Xhuxhat”. 25 kate pallat, të cilën projektuesit ironikisht i kanë dhënë nuanca jeshile do t’i bëjnë hije pallatit të ETC-së te rruga e Elbasanit.

Kështu Tirana, një nga kryeqytetet më të pajetueshme në botë për shkak të zhurmës, ndotjes dhe kaosit të shkaktuara pikërisht nga ndëtrimet pa kriter, do vazhdojë të jetë po njësoj, madje duket se do rëndohet edhe më shumë, falë këtyre projekteve të reja të miratuara në KKT por që publikut i mbahen të fshehta prej disa muajsh./shqipëria ime

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy