I hapën profil denigrues në TikTok, vetëvritet 41-vjeçarja në Durrës (VIDEO)

 I hapën profil denigrues në TikTok, vetëvritet 41-vjeçarja në Durrës (VIDEO)

Një 41-vjeçare nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhelmuar me fostoksinë, tri ditë më parë.

Dyshohet se shkak ka qenë denigrimi në rrjetet sociale, profile të hapura në emër të saj kryesisht në TikTok, që denigronin figurën e saj si grua.

Në kushte të rënduara psikologjike 41-vjeçarja ka pirë fostoksinë. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, ku ndërroi jetë.

Ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Durrësit, për të zbuluar personin që ka hapur profilin në rrjetet sociale, duke e konsideruar krim kibernetik. Bashkëshorti i saj bënte punë sezonale në Greqi, por për festa ishte pranë familjes. Para efektivëve ka deklaruar se nuk kishin konflikte. Gruaja punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.

Ka dyshime se profilet mund të jenë hapur nga punonjëse të tjera të fabrikës, ndaj po hetohet dhe në këtë drejtim. Ndërkohë asnjë nga punonjëset e fabrikës nuk ka pranuar deri më tani të flasë për ngjarjen e rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy