
Gjykata e Apelit la sot në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.
Këtë vendim, gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, e quajti të paralajmëruar, një javë më parë nga vetë kryeministri Edi Rama.
Sot ndodhemi para faktit të kryer, para vendimit të Gjykatës ë Apelit që ka lënë vendimin në fuqi të Shkallës se Parë, gjyq që ka zgjatur si rrallë here, me 10 seanca.
Se çfarë përfundimi do kishte e paralajmëroi Rama që një javë më parë, në Kuvend, ku ju drejtua deputetit Bardhi dhe pastaj i dha edhe përgjigje z,Salinji, kur i tha i je shmang procesit duke mos u paraqit, shko atje në proces i tha dhe përballu.
Pra, pak a shumë u duk se Rama e dinte se çfarë vendimi merrej.
Sot flasim 6 vjet pasi ka ndodh ngjarja.



