Navalny: Në burg më torturojnë me fjalimet e Putinit me volum të lartë

Navalny: Në burg më torturojnë me fjalimet e Putinit me volum të lartë

Opozitari rus Alexei Navalny merr sërish vëmendjen e mediave. Aktivisti anti-Putin, aktualisht i mbyllur në burg në Melekhovo duke vuajtur një dënim të dyfishtë prej 11 vitesh për mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës, ka publikuar një mesazh të ri në profilet e tij në rrjetet sociale, pas lajmeve të fundit që tregojnë një përkeqësim i shëndetit të tij për shkak të një helmimi të mundshëm.

Në Twitter, kundërshtari i Kremlinit tha se rojet e burgut kishin gjetur një metodë të re të “torturës psikologjike” kundër tij, e cila konsiston në detyrimin e tij që të dëgjojë fjalimet e Presidentit rus Vladimir Putin me volum të lartë.

Në këtë mesazh të ri nga burgu, Navalny zbulon formën më të fundit të “torturës psikologjike” që kanë zbatuar agjentët e kolonisë penale IK-6 në Melekhovo.

Madje, prej disa ditësh fjalimet e Vladimir Putinit janë transmetuar nga altoparlantët në të gjithë ndërtesën.

“Shumë kohë më parë, lexova në disa histori detektivësh spiunë se si ata torturonin të burgosurit duke çuar me zë të lartë poezitë e Mao Ce Dunit. Me sa duket, dikush në burgun tonë duhet ta ketë lexuar edhe këtë libër,” shkroi Navalny në ankesën e tij në Twitter.

Navalny tregoi se po transmetohen deklaratat që Presidenti rus ka bërë pas fillimit të luftës në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy