
Ka nisur përpara kryeministrisë protesta e gazetarëve e paralajmëruar që para pak ditësh nisur nga reagimi i kryeministrit Rama ndaj pyetjes së gazetarit, Klevi Muka. Kreu i Unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa tha se deri më tani sheh një pjesëmarrje të pamjaftueshme dhe tha se organizata që ai drejton ka dy kërkesa.
Organizata jonë është bërë pjesë mbështetëse e kësaj proteste, jemi artikuluar sot zyrtarisht kemi dy kërkesa.
Anulimin e procesit të riedukimit dhe anulimin e masës për Metën dhe Mukën.
Kemi kërkuar dhe reagimin e komisionerit për të drejtën për informim, shprehim solidaritetin tonë.
Konstatoj një pjesëmarrje të pamjaftueshme, do duhet të ishim më shumë se lidhet me besueshmërinë ndaj pushtetit të medias.



