Divorcet para noterit? Hoxha: Vendos vetëm gjykata, aktet noteriale jo të besueshëm (VIDEO)

Divorcet para noterit? Hoxha: Vendos vetëm gjykata, aktet noteriale jo të besueshëm (VIDEO)

Nisma për kalimin e divorcit si veprim para noterit është hedhur si ide nga noterja Elona Saliaj. Ajo ka shkruar se kjo ide nisi si domosdoshmëri në kuadër edhe te riformatimit që po i bëhet gjykatave dhe nevojës për të.

Lidhur me këtë, Lindita Hoxha, psikologe në gjykatë, deklaroi se nuk bie dakord me këtë nismë dhe se për të nuk janë pyetur as palët e interesit.

Ajo tha se për divorcet vendos vetëm gjykata dhe jo noterët, pasi siç ajo shprehet ndarjet janë pothuajse gjithmonë problematike dhe jo divorce me marrëveshje.

Sapo e kemi marrë vesh këtë gjë, pavarësisht se ne palët e interesit nuk jemi pyetur dhe nuk na kanë marrë mendim dhe se di nëse do marrë formën e prerë. Sipas meje, nuk mund të pajtohem me këtë nismë sepse në rastin kur kemi divorc ai asnjëherë nuk është normal apo me marrëveshje, por gjithmonë është me problematika, ku njëra palë ka kërkuar urdhër mbrojtje, apo arrestimin e palës tjetër, tani për të gjitha këto personi është në ambientet e paraburgimit me çfarë urdhri noterja do urdhërojë ardhjen e të pandehurit para noteres. Vendimi i takon vetëm gjykatës, nuk vendos dot noterja. Nisma mendoj se është e pamenduar dhe duhet studiuar. Kemi pasur aq shumë raste divorcesh që të gjitha janë të dhunshme dhe nuk ka si ta përballojë noterja këtë situatë.

Ndër të tjera ajo tha se për shkak dhe të riformatimit të gjykatave mjafton që të shtohet numri i gjyqtarëve që këto dosje të shumta të marrin zgjidhje, ndërsa theksoi se aktet noteriale nuk i sheh si zgjidhje pasi janë të pabesueshme.

Të shtojnë numrin e gjyqtarëve për ti dhënë zgjidhje dosjeve. Në një rast për ndryshimin e mbiemrit pas divorcit  kërkuan vendimin e gjykatës dhe pasi ja dhamë na u lejua dalja jashtë shtetit, ose një problematikë tjetër dy prindër kanë birësuar një fëmijë pas një debati babai mer fëmijen dhe ikën në drejtim të paditur, ku e dimë ne se ai nuk e trafikon? Pra se di sa i besueshëm është, por për mendimin tim aktet noteriale nuk janë të besueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy