“Abuzimi me fondet publike”, Dako u përgjigjet akuzave të Kokës

“Abuzimi me fondet publike”, Dako u përgjigjet akuzave të Kokës

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, u është përgjigjur akuzave të ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për abuzim me fondet publike. Dako i ka cilësuar llafe këto akuza.

“Unë nuk merrem me llafe dhe deklarata, merrem me punët dhe problemet e qytetit. Janë qytetarët që vlerësojnë punën dhe kontributin e gjithsecilit. Ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe u shërbejmë dhe do t'u shërbejmë atyre për sa kohë kanë vendosur të na besojnë neve. Pavarësisht deklaratave, qytetarët dinë të bëjnë diferencën dhe në fund të fundit ata duan punë dhe shërbime nga neve drejtuesve që na kanë besuar drejtimin e qytetit. Ne do ta vazhdojmë punën deri në momentin që qytetarët do të duan të jem unë në krye të bashkisë”, tha ai.

Pak ditë më parë, ministri i Mjedisit tha se kryebashkiaku i Durrësit ka abuzuar me fondet publike, ndërsa policia e Durrësit është e lidhur me segmente të krimit, që rrezikojnë zgjedhjet e 18 qershorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy