BE i hap dritën jeshile blerjes së vaksinës anti-Covid. Kolegji i komisionerëve të BE ka rënë dakord për të nënshkruar kontratën për vaksinën anti-Covid 19 me Pfizer-Biontech, deri në 300 milionë doza.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Ekzekutivit të Komunitetit, Eric Mamer.
Forcimi i mandatit të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) për të bërë "rekomandime në kohë reale", përfshirë "shpalljen e një situate emergjente në nivelin e BE", me aktivizimin e mekanizmave të përbashkët të reagimit.
Një nga propozimet ka qenë hedhja e bazave të Unionit Shëndetësor.
Komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, tha se kjo parashikon, ndër të tjera, krijimin e "një task force që do të mobilizohet shpejt" brenda ECDC, për mbështetje nga Shtetet Anëtare.



