Nano mes të propozuarve/ Rama zbulon prapaskenat e zgjedhjes së Begajt si kandidat për President

Nano mes të propozuarve/ Rama zbulon prapaskenat e zgjedhjes së Begajt si kandidat për President

Kryeministri Edi Rama zbuloi sot prapaskenat e diskutimeve në PS, që në fund vendosi të propozojë shefin e shtabit të përgjithshëm të FA Bajram Begajn, si kandidat për President. Rama tha se pati propozime nga tre drejtime, të parët që ishin brenda PS, të dytët figura me kontribut si Fatos Nano, dhe të tretët profile publike dhe akademike. Kreu i qeverisë tha se 6 kandidatura në fund morën kohë për t’u shoshitur për të dalë te emri i gjeneralmajorit Begaj.

Patëm nga grupi tre drejtime të përcaktuara prej profileve të propozimeve të bëra. Një drejtim ishte i të vetëpropozuarve këtu në grup, që u përjashtua menjëherë se parimi i vënë publikisht ne jemi këtu me të gjitha votat por jemi në dispozicion të Republikës jo thjesht të PS e të vetvetes në këtë rast.

Drejtimi i dytë ishte drejtimi që adresonte mundësinë për të eksploruar kandidatura që nuk janë anëtarë të grupit parlamentar të PS, por që kanë kontribut në jetën e PS, që nga kryetari i partisë Fatos Nano e me radhë të tjerë, për të cilët ne kemi respektin më të madh por për arsyet e thëna dhe publikisht e pamë të arsyeshme që dhe këtë drejtim ta përjashtojmë nga mundësia e përfshirjes në përzgjedhje se në këtë fazë të jetës së vendit PS ka barrën që të jetë parti e të gjithëve. Pavarësisht si njerëzit votojnë, ata që nuk e votojnë në fund kur vjen puna të mos ndihen asesi të përjashtuar nga këndvështrimi i PS mbi jetën publike, politike, e zgjidhjet që duhen bërë.

U fokusuam tek drejtimi i tretë ku grupi kishte vënë në dispozicion të këtij procesi 26 kandidatura, gra e burra të nderuar me profile të ndryshme që nga jeta publike, akademike, deri te profile që vinin nga të tjera drejtime politike. Pas një diskutimi shumë cilësor, e pas vënies në peshore të çdo kandidature, duke ruajtur respekt për gjithë personat, pavarësisht mbledhjes së mbyllur, diskutimit konfidencial, u ruajt respekti deri në fund për gjithë personat që edhe pa dijeninë e tyre fare ishin të përfshirë.

Në fund patëm 6 kandidatura që morën më shumë kohë për t’u shoshitur pastaj konsensualisht, duke i dëgjuar me shumë vëmendje të gjithë ato që u thanë, në mënyrë shumë konsensuale, edhe pse dhe për kandidaturën e Bajram Begajt u bë diskutim shumë serioz se çdo kandidaturë e mundshme sa kohë i takon botës njerëzore s’mund të jetë 100% perfekte për gjithë llojet e këndvështrimeve, u arrit në konkluzionin që mund të vinim sot në grup të propozonim këtë kandidaturë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy