MCN tv siguron dokumentin, firmoset urdhër arresti për Fredi Belerin

MCN tv siguron dokumentin, firmoset urdhër arresti për Fredi Belerin

MCN live ka siguruar dokumentin e Prokurorisë së Vlorës.

Gazetari Arsen Rusta përcolli dokumentin e urdhër arrestit për kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri, i cili akuzohet për blerje votash.

Në fletën e arrestit të siguruar thuhet se ndalimi i Belerit është bërë në mënyrë flagrante në momentin që ai në bashkëpunim me persona të tjerë ka premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës.

Ndaj tij rëndon akuza për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.

Dhionisios Alfred Beleri është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votes.

Beleri është arrestuar gjatë orëve të mesnatës në ambientet e një lokali bashkë me dy persona të tjerë ku akuzohet për shit blerje votash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy