Çmimi i karburanteve në rritje, Shehu: Shqipëria s'ka rezerva nafte, Bordi strukturë parazitare

Çmimi i karburanteve në rritje, Shehu: Shqipëria s'ka rezerva nafte, Bordi strukturë parazitare

Çmimi i karburanteve në vend ka pësuar rritje duke rënduar sërish xhepat e qytetarëve.

 

I ftuar për të analizuar këtë situatë, në ‘MCN’ inxhinieri i naftës, Fatmir Shehu, deklaroi se Shqipëria nuk disponon asnjë rezervë strategjike shtetërore për naftën.

 

Çmimin duhet ta ulin, jo ta rrisin. Ne jemi vendi i parë në Europë në pikëpamjen e rezervave të naftës dhe duhet që të nxjerrim naftën tonë. Pa naftë ne ngelemi si peshku pa ujë, ne nuk kemi rezerva nga shteti. Të gjitha shtetet i kanë, Amerika merr naftë nga bota dhe e rezervon nën tokë. Por me këto politikat që kanë bërë këta, qeveria nuk ka interes që të merret me nxjerrjen e naftës.

 

Sipas Shehut, rikthimi i Bordit të Transparencës është një lëvizje tërësisht e gabuar që nuk do të sjellë asnjë ndryshim në xhepat e qytetarëve, ndërsa theksoi se këto borde funksionojnë si struktura parazitare.

 

Ne duhet që të shfrytëzojmë naftën dhe të mos ngelemi në kriza, duhet menaxhuar. Ka shkuar çmimi i naftës mbi 2 000 mijë lekë. Për mua këto borde janë strukturë parazitare, nuk duhet të jenë. Duhet që të shfrytëzojmë naftën tonë që të mos kemi kriza. Çfarë janë këto borde, po ministria, çfarë bën? Duhet që të merren masa strategjike që shteti të jetë i siguruar në çdo moment. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy