Terrori godet sërish/ Londra përgjaket 4 ditë para zgjedhjeve, 6 viktima

Terrori godet sërish/ Londra përgjaket 4 ditë para zgjedhjeve, 6 viktima

Terrori godet sërish Londrën. Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 8 qershorit, një sulm i dyfishtë terrorist ka ndodhur në  Britaninë e Madhe.  Sulmi i parë në zemër të Mbretërisë së bashkuar është kryer në Lonond Bridge (Ura e Londrës), ura simbol e qytetit, ku një autobus ka shtypur disa këmbësorë, ndërsa më pas nga mjeti kanë dalë tre persona që kanë qëlluar me thikë kalimtarët duke thirrur "Kjo është në emër të Allahut". Një sulm i ngjashëm është kryer në Borough Market, nga i njëjti grup agresorësh, të cilët janë vrarë më pas nga policia.

Mark Rowley, numri 1 i antiterrorizmit në Scotland Yard, ka bërë të ditur pas mesnatës se vikimat janë 6, ndërsa janë plagosur të paktën 48 persona, të cilët siç ka njoftuar kryebashkiaku Sadiq Khan, janë në gjendje kritike.

“Terroristët e urrejnë demokracinë tonë. Të enjten, ne do të shkojmë të votojmë për të mbrojtur qytetërimin tonë, të drejtat e njeriut dhe demokracinë”, ka thënë ai.

Autorët e sulmit janë tre, të vrarë nga policia. Sipas policisë, nuk ka të tjerë në ndjekje. Por hetimet nuk e përjashtojnë mundësinë e bashkëpunëtorëve.

Vetë kryeministrja Theresa May u tregua e kujdesshme në daljen menjëherë pas ngjarjes, duke e përshkruar si “potencialisht terrorist”, por më pas hetuesit konfirmuan se sulmi kishte karakter terrorist. / ANSA / Gazmira Sokoli / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy