Në El Salvador, çdo ditë zhduket një person.
Kjo është ajo që deklarohet nga OJQ-të e vendit.
Në 12 muaj, deri më 31 maj të këtij viti, Prokuroria e Përgjithshme mori njoftimet për zhdukjen e 366 personave në venD. Me ardhjen në qeveri të konservatorit Nayib Bukele, po kryehet një ofensivë kundër bandave kriminale.
Sipas Idalia Zepeda, anëtare e shoqatës së OJQ-ve, 366 personat e zhdukur të raportuar në vitin e kaluar do të përfaqësonin një rritje prej gati 10% krahasuar me vlerësimet e bëra nga Kombet e Bashkuara dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar.



