
Gazetari Kastriot Çipi, i ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN, komentoi protestat masive në Serbi duke theksuar se ato nuk do të sjellin ndryshime reale në jetën e qytetarëve.
Sipas tij, kërkesat për zgjedhje të parakohshme nuk adresojnë problemet e thella sociale dhe politike të vendit.
“Nuk e di nëse e kishte menduar Vuçiç, por ajo që shoh unë është që sigurisht që ka patur protesta masive, bllokime rrugës e manifestime të heshtura. Mediat raportojnë që ka patur protesta deri në 400 qytete të Serbisë.
Ajo që mua më lë indiferent është se këto protesta që kërkojnë ‘zgjedhje të parakohshme’, nuk prodhojnë ndryshim afatgjatë. Nuk do e bëjnë më të mirë jetës, as të serbëve dhe as të shqiptarëve në Serbi.”



