Në nivel global flitet shpesh për mbrojtjen e hapsirave të gjelbërta dhe parandalimin e shpyllëzimit.
Por a keni menduar ndonjëherë se një sërë produktesh që kosumojmë çdo ditë ndikojnë drejtëpërdrejtë dhe me përqindje të lartë në shpyllëzimin global?
Shumë ushqime tipike që përdoren në Europë dhe sidomos në Itali, janë të lidhura ngushtë me shpyllëzimet.
Mishi, soja, vaji i palmës, kafeja dhe kakao janë vetëm disa nga produktet që vendet Europiane importojnë në sasi të mëdha, prodhimi i të cilave ndikon në shpyllëzimin sidomos të vendeve tropikale.
10 milion hektarë pyje zhduken çdo vit për shkak të shndërrimit në tokë bujqësore dhe, që nga viti 1990, 420 milion hektarë janë prerë.
Është pikërisht konsumi i qytetarëve evropianë që shkakton 10% të shpyllëzimeve globale, një kërcënim serioz për biodiversitetin, duke pasur parasysh se 80% e specieve tokësore të kafshëve dhe bimëve jetojnë në këto mjedise.
Kafeja është një ndër produktet, prodhimi i së cilës ndikon në % të lartë të shpyllëzimit.
Në Itali, për shembull, konsumohen mesatarisht 6 kg për person.
Por parashikohet që deri në vitin 2050, prodhimi botëror të trefishohet për të përmbushur kërkesën globale, duke shpyllëzuar tokë të re.
Soja është shkaku i dytë i shpyllëzimit pas mbarështimit të bagëtive, prodhimi i të cilit është rritur në mënyrë të ndjeshme së bashku me konsumin e mishit dhe derivateve të tij.
Evropa importon 95% të këtij produkti të çdo vit. Vlerësohet se një e pesta e sojës E importuar në Bashkimin Evropian nga Brazili, prodhuesi më i madh në botë, është i lidhur me shpyllëzimet ilegale në Amazon dhe Cerrado, disa nga ekosistemet më të çmuara në planet, të cilat së bashku me Gran Chaco dhe Pantanal janë shtëpia e 10% të të gjitha llojeve të kafshëve.
Blegtoria dhe tregëtimi i mishit, është ndër shkaqet kryesore të shpyllëzimit në botë, e para në Amerikën e Jugut dhe Brazil.
Rreth 75 milion hektarë pyje janë shkatërruar në Amazon braziliane, kullotë për gati 40% të bagëtive të vendit.
Brazili furnizon me rreth 25 dhe 40% të viçit të importuar në Evropë, 17% e së cilës lidhet me shpyllëzimet ilegale.
Kafeja, soja dhe viçi janë produktet që lidhen ngushtë me shpyllëzimet.
Në nivel institucional, Komisioni Evropian ka propozuar legjislacion të ri për produktet që lidhen me shpyllëzimet, ndërkohë është duke u zhvilluar një konsultim publik në të cilin të gjithë qytetarët evropianë mund të marrin pjesë. Fushata # Together4Forests për të kërkuar një ligj Bashkimi Evropian kundër shpyllëzimit.



