Aktori dhe sipërmarrësi Ermal Mamaqi rrëfen rrugëtimin nga aktor në “life coach” dhe se si nisi gjithçka.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai tregoi se gjithçka e nisi për të rregulluar veten e tij.
Unë këtë fundjavë kam trajnim dhe kam shumë vite që kam hyrë në këtë industri, kam që në vitin 2015. Kam hyrë për të rregulluar veten time dhe kur fillon të kuptosh si funksionon formulat e suksesit. Shikon që je sëmurë dhe kur gjen ilaçin, thua pse mos ta provoj.
Brenda nesh funksionojnë disa mbrokulla, të cilat janë pjesë të programimeve dhe nëse gjatë rrugës tënde je i paqartë për vizionin, për mënyrën si të menaxhosh veten dhe ndjenjat, brenda teje krijohen disa bllokime, trauma dhe ato traumat e bllokuara fillojnë të çojnë disa sinjale. Nëse ti ke arritur suksesin dhe nuk je i lumtur, ti ke arritur dështimin.
Për mua sukses ose përmbushja kryesore në jetë është paqja e mendjes. Nëse je në paqe me veten, ti je në rregull. Kjo më solli mua te këto trajnime. Sidomos artistët kalojnë ca faza depresioni. Unë isha dhe në linjën e biznesit, për të rritur biznesin.
E para fare ka qenë një trajnim shitjesh, si të rrisësh shitjet. Po në atë trajnim, kur po fliste trajneri, unë fillova të qaja. Sepse trajnimi fliste për mendësinë e shitësit dhe liderit dhe se ti nëse je i bllokuar dhe ke 100 probleme brenda, nuk mund të kesh sukses.
Kështu shkova në një vend tjetër, e një tjetër dhe më pas takova Vasil Naçin dhe kur pashë trajnimet që ai bënte, pamë që dimë çfarë dimë, por nuk dimë çfarë nuk dimë. Mu reflektua 100% në rritjen e biznesit, kur ti mëson si ti bësh gjërat. Fillon në fillim nga vetja jote dhe më pas tek njerëzit që ke pranë.
Në fillim i bëja këto trajnime me familjarët e mi, shokët e mi, stafin tim. Kjo që bëj është një shfaqje, mund të qeshin, apo mund të qajnë diku. Dhe ishin këta njerëz që trajnoja që më thanë që bëje këtë dhe për njerëzit e tjerë. Mos lexoni romane, por lexoni një libër si të merrni nën kontroll mendimet dhe ndjenjat. Unë kam dhe shumë trajnime falas.
Kam një grup “Platin members” që i trajnoj rregullisht çdo javë. Nuk ekziston vlera 24 mijë euro. Targeti që ne synojmë janë njerëz në biznes, karrierë. 70 mijë veta janë të anëtarësuar dhe marrin emaile falas. Një pjesë e tyre duan të avancojnë dhe ta marrin seriozisht ndryshimin te vetja dhe ky trajnim fillon nga 40 euro dita.
Nëse trajnimi nuk të pëlqen dhe nuk të bëri punë, ti mund të paraqitesh dhe ty të kthehen lekët 100% mbrapsht. Unë ia kam dalë të bëhem mjeshtër marketingu, duke bërë trajnime.
Unë kam bërë tre ditë heshtje, shkëputesh nga teknologjia dhe gjithçka, je dhe me sy mbyllur. Dhe ushqimin e ha me sy mbyllur.
Mund të duket e çuditshme por të qetëson. Pjesa më e vështirë e këtij trajnimi është se do rrije tre ditë pa folur me familjen. Kryesisht biletat qendrore janë 97 euro.
Sa i takon kolegëve, Ermali tha se nuk ka asnjë me të cilët nuk flet, por se ftohja vjen prej mungesës së kohës.
Mes të gjithë aktorëve me të cilët ka bashkëpunuar, ai vlerësoi Irgen Çelën, i njohur ndryshe si Xhoda.
Ndërsa për shoqëritë e ngushta shtoi se kur kalojnë vitet, kupton që ai që ka qenë shoku yt i ngushtë, kalon në “shoku yt i vjetër”.



