Kosova pa qeveri dhe parlament/ Nazarko: Kurti ka ‘frikën’ nga mosgarancia e tre votave të Limaj, ai ka ‘aksionet e arta’ në dorë

Kosova pa qeveri dhe parlament/ Nazarko: Kurti ka ‘frikën’ nga mosgarancia e tre votave të Limaj, ai ka ‘aksionet e arta’ në dorë

Analisti Mentor Nazarko komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, përpjekjet që po bëhen në Kosovë për formimin e institucioneve, duke aluduar se pengesat për moskonstituimin e parlamentit mund të lidhen me ndikimin e tre votave të Fatmir Limaj.

Drupal Ad

Ai shtoi se frika e Kurtit ka të bëjë me faktin që, pa një garanci të fortë nga Limaj, ai mund ta emërojë këtë si kryetar Kuvendi, por më pas ai mund të kalojë me opozitën.

Supozohet se Kurti i ka votat, teorikisht, dhe me tre votat e partisë së Fatmir Limaj, arrihen 62 deputetë.

Sipas procedurës së Kosovës, kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet që në fillim, dhe Limaj ka kërkuar pikërisht këtë pozicion.

Frika e Kurtit ka të bëjë me faktin që, pa një garanci të fortë nga Limaj, ai mund ta emërojë këtë si kryetar Kuvendi, por më pas ai mund të kalojë me opozitën.

Ky është një skenar që mund të frikësojë Vetëvendosjen, sepse nëse Limaj bëhet kryetar i Kuvendit, ai do të bëhet njeriu më i rëndësishëm i Kosovës. Me ato tre vota, ai ka ‘aksionet e arta’. Ai është një ‘kingmaker’ në politikën kosovare.

Këto mendoj se janë disa nga arsyet që mund të kenë krijuar situatën e paqartë dhe të tensionuar që po kalon Kosova tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy