Dema: Lindshmëria në Shqipëri, në rënie. Pas moshës 35 vjeç rritet probabiliteti për lindje të fetusit me probleme

Dema: Lindshmëria në Shqipëri, në rënie. Pas moshës 35 vjeç rritet probabiliteti për lindje të fetusit me probleme

Gjinekologia shqiptare dr.Eglantina Dema, mjeke obstetër-gjinekologe, është përzgjedhur koordinatore për Shqipërinë në seminaret e Salzburgut në Austri.

E ftuar në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, Dema, ftoi mjekët shqiptar që të marrin pjesë në seminaret njëjavore që organizohen në Austri, me mjek nga e tërë bota.

Ky seminar ka të bëj më trajnime javore dhe se atje do të shkojnë mjek nga e tërë bota, ato përzgjidhen nga e tërë bota.

Ato mbahen nga profesorët më të mirë nga Amerika dhe Austria, dhe të gjitha janë falas, dhe unë i inkurajoj dhe ftoj mjekët, sidomos nga të rinjtë që të marrin pjesë në to.

Tutje, dr.Eglantina Dema, duke folur për faktin se ku paraqitet Shqipëria për lindshmërinë në vitet e fundit, ajo ngrehu alarmin që ajo po shkon në rënie drastike.

Teksa numëroi disa faktor që ndikojnë në këtë rënie, ajo tha se pas moshës 35 vjeç rritet probabilitetit për lindje me probleme.

Lindshmëria në Shqipëri, ka rënë për disa arsye dhe një nga faktorët mund të jenë ata psiko-social ekonomik, gjithashtu kësaj i shtohet fakti se një çift, shpesh herë zgjedh karrierën dhe e shtyjnë momentin të bëhen prindër, deri në një kohë më të përshtatshme.

Në fakt nga ana profesionale, mua më duhet të shpjegoj qartë se pavarësisht dëshirave për të arritur një karriere dhe për ti plotësuar kushtet një fëmijë që do vijë, kjo kohë nuk është e pafundme, sepse normalisht organizimi i njeriut ka një orë biologjike të vetën si te femrat, ashtu edhe te meshkujt. Nëse kalon të 30-at dhe në të 35-at fillon e bie probabiliteti i mbetjes shtatzënë dhe jo vetëm mundësia për të ngelur shtatzënë por ulet edhe cilësia e embrionit, me këtë rritet edhe probabiliteti për lindje të fetusit me probleme, kështu që duhet pasur parasysh ky fakt.

Te femrat rreziku është mbi moshën 35 vjeç, dhe te meshkujt, mbi 40 vjeç, sepse ulën ndjeshëm edhe sasia dhe cilësia e materialit gjenetik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy