863 mijë eurot dhe patentat e Tahirit, shtyhet seanca e biznesmenit te Krimet e Rënda

863 mijë eurot dhe patentat e Tahirit, shtyhet seanca e biznesmenit te Krimet e Rënda

Orest Sota nuk ka dale as sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për rivlerësim të masës së sigurisë, arrest me burg te dhene nga Gjykata e Elbasanit.

Shkak i shtyrjes se seances eshte bere mbingarkesa e gjykateses Baku.

Dosja e tij ka kaluar nga Prokuroria e Elbasanit tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndaj rivlerësimi i masës së sigurisë së dhënë në 4 Nëntor nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan duhet të bëhet nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Prokuroria mësohet se ka kërkuar arrest me burg për 25-vjeçarin në makinën e të cilit në datën 1 Nëntor Policia e Elbasanit gjeti 863 mijë Euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Organi i akuzës  kërkon të cilësohet i ligjshëm ndalimi i të riut për akuzën e pastrimit të parave. Sipas grupit hetimor, ka dyshime se Sota nuk justifikon me burime të ligjshme  paratë që iu gjeten në makinë dhe ato dyshohet të jenë produkt i aktivitetit kriminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy