Nis sot zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 14 majit

Nis sot zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 14 majit

Sot, më 14 prill nis zyrtarisht fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet e 14 majit.

Rreth 140 kandidatë do të synojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë.

Ndonëse partitë politike kanë i nisur takimet në qytete të ndryshe, ku kanë prezantuar dhe kandidatët për kryetar të Bashkisë përkatëse, gara për 14 majin do të jetë kryesisht mes Partisë Socialiste te Shqipërisë së Edi Ramës dhe Koalicionit “Bashkë fitojmë” të Sali Berishës dhe Ilir Metës të cilët kanë kandidatët e tyre në çdo bashki.

Ndërsa, Partia Demokratike e Shqipërisë, e përfaqësuar nga kryetari i komanduar, Enkeljd Alibeaj, gjithashtu do të jetë në garë në disa bashki.

Në 44 bashki do të garojnë nga dy kandidatë, në 14 bashki do të jenë nga 3 kandidatë, ndërsa në Sarandë do të jenë 4 kandidatë.

Beteja kryesore do të jetë për kryeqytetin, Tiranën, ku ka gjashtë kandidatë. PS ka vendosur t’i besojë Erion Veliajt, ndërsa koalicioni Meta-Berisha i ka vënë përballë Belind Këlliçin. Ndërsa PD e Alibeajt ka kandiduar Roland Bejkon.

Ditën e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri publike dhe listën e plotë me renditjen e partive politike që do të garojnë në zgjedhjet e 14 Majit, me kandidatët e tyre për bashkitë dhe këshillat bashkiakë. I pari në listën është koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i dyti Partia Socialiste dhe e nënta në listë Partia Demokratike.

Në rang vendi janë gjithsej 5.211 QV, dhe 3.650.550 Zgjedhës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy