Nicole Kidman thuhet se ka blerë një apartament të pestë në të njëjtin bllok të Sidneit ku ajo zotëron katër prona të tjera.
Sipas Domain të dielën, "të dhënat tregojnë se Kidman ka paguar 1.35 milionë dollarë" për një apartament me një dhomë gjumi në ndërtesën Latitude të Milsons Point.
Kidman, 55 vjeç, e cila zotëron prona të ndryshme, bleu një apartament me dy dhoma gjumi në të njëjtën ndërtesë vitin e kaluar për 2.78 milionë dollarë, një tjetër në vitin 2011 për 2.68 milionë dollarë dhe bleu gjithashtu dy apartamente të tjerë për një total prej 13 milionë dollarë.

Blerja e fundit thuhet se ndodhet në katin e katërt dhe përfshin një garazh makine.
Apartamentet janë të areduar me objekte bashkëkohore me një kuzhinë moderne dhe një gamë neutrale ngjyrash.

Mësohet se apartamenti me dy dhoma gjumi i blerë vitin e kaluar është dhënë me qira, ndërsa blerja e vitit 2011 përdoren si palestër.


Raporti vjen pasi Nicole ndau një foto të rrallë martese me bashkëshortin Keith Urban, 54 vjeç, me 8.4 milionë ndjekësit e saj në Instagram të shtunën.

Pikërisht 16 vjet pasi lidhi martesën, Nicole festoi përvjetorin e tyre duke postuar një foto të bukur të dhëndrit të saj duke ndezur një qiri gjatë një ceremonie tradicionale katolike në Sidnei.

Nicole dukej rrezëdhitëse në momentin e parë me një vello elegante nusërie dhe flokët e saj biondë të stiluar.
Çifti i fuqishëm janë prindër të vajzave Sunday Rose, 13 dhe Faith Margaret, 11.



