
Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, në një intervistë për mediat kosovare, ka folur për takimin e 27 qershorit në Uashington mes Serbisë dhe Kosovës. Presidenti i pyet për edhe për deklaratat e Richard Grenell, i dërguari i Amerikës për dialogun Kosovë Serbi, i cili më herët tha se SHBA-ja ka në plan të ndërtojë një mini-zonë ekonomike mes dy vendeve. Për këtë Thaçi u shpreh:
“Natyrisht raportet Kosovë – Serbi nuk janë vetëm ekonomike, gjithçka është politike, mund të hapen edhe tema të cilat kanë mbetur pezull, për diçka të tillë pres që të informohem me të arritur në Uashington.”
Më tej Thaçi mohoi kategorikisht se në Uashington do të diskutohet për çështje territoresh.
“Ne si Uashington shkojmë me flamurin e integritet territorial të Republikës së Kosovës, deifinivisht nuk do të ketë diskutime të tilla, as nuk ka pasur më herët as nuk do të ketë pastaj. Natyrisht se për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohjen reciproke të dy vendet duhet të formojnë ekipet e tyre të ekspertëve për të bërë demarkimin e kufirit,”-u shpreh Thaçi.
Më tej presidenti foli edhe për zgjedhjet në Serbi dhe më konkretisht për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën.
“Ne kemi pasur biseda dhe prezantime që i kemi zhvilluar më herët, unë vazhdimisht kam qenë i bindur de vazhdoj të besoj fuqishëm se komuniteti shqiptar që jeton në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc është i diskriminuar në Evropë. Sjanë të mjaftueshëm dy aspo tre deputetë që përfaqësohen në Kuvendin e Serbisë, prandaj përfshirja e kësaj hapësire në territorin e Kosovës, pa e cënu territorin e Kosovës ka qenë zgjidhja më e mirë, po e di që është shumë e vështirë.”



