Korrupsioni në Gjykatë/ Vajza e gjyqtares Hoxha: Mami ka qenë e detyruar të lirojë kriminelët!

Korrupsioni në Gjykatë/ Vajza e gjyqtares Hoxha: Mami ka qenë e detyruar të lirojë kriminelët!

Vajza e gjyqtares Enkeleida Hoxha, ka folur për media lidhur me akuzat e ngritura ndaj nënën së saj. Sipas vajzës, e cila është e pranishme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku edhe po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj të arrestuarve, nëna e saj ka qenë e detyruar që të lirojë nga burgu të dënuarit për krime të rënda.

Mamaja ime nuk ka asnjë shtëpi apo makinë, ajo gjithmonë ka punuar me përgjegjshmëri. Mami ka pasur një arsye shumë të fortë për të liruar atë. Ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët, nuk më ka thënë gjë vetë por duke analizuar ngjarjet e kuptoj se ajo ka qenë e detyruar”, ka thënë vajza e gjyqtares.

Edhe babai i gjyqtares, Bejlul Hoxha, ka deklaruar për media se vajza e tij është e ndershme dhe nuk ka bërë kurrë padrejtësi në Gjykatë. Sipas tij, paratë që i janë gjetur në shtëpinë e gjyqtares janë të ligjshme, për të cilat ka edhe dokumente.

Ajo ka numrin më të vogël të krimeve në Gjykatë. Unë do kërkoj që dhe nxitimi që u bë një kala dibrançe të gjejë një zgjidhje. Në 15 shkurt kishte mbledhje të KLGJ, si i doli SPAK para KLGJ, ajo mori leje për njohjen e avokatit. Ajo nuk ka rezerva valutore që i kapi SPAK. SPAK gjeti shpenzimet, 10 mijë dollarë, kam 4500 firma, i kam të gjitha me dokumente, janë të shtëpisë që duhen paguar urgjent, kërkoj që ky kapërcim etapash të gjejë zgjidhje, e kam pritur SPAK natë e ditë të vijë se jam i qetë dhe i pastër. Djali i Enkeleidës është 19 vjet autik dhe ai e di se ç’heq i shkreti se nuk del dot, rri me gjyshen që është bërë sa një dorë njeriu. Po ta shohësh do thuash ti kjo është gjyqtare e Republikës së Shqipërisë? Fle në 2 divane dërrase, vet jam me parkison dhe vajza fle te këmbët e djalit. Ai djali me autizëm është lutur ta transferojnë në Tiranë, kemi bërë letra presidentëve, dhe na thoshin ‘ja do mendojmë’. Kam punuar që fëmijët e mi të jenë të edukuar, nipi im ka sot ditëlindjen”, është shprehur babai i gjyqtares për media.

(Babai i gjyqtares)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy