Andoni: KQZ duhet t’i kishte bërë presion partive që votimi elektronik të realizohej në më shumë qarqe

Andoni: KQZ duhet t’i kishte bërë presion partive që votimi elektronik të realizohej në më shumë qarqe

Analisti Ben Andoni tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se standardi i këtyre zgjedhjeve deri tani është më i mirë në krahasim me zgjedhjet e kaluara. 

PD-ja e kësaj fushate është më e sofistikuar dhe është munduar të shfrytëzojë resurset e veta teknologjike. Ka qenë e kujdesshme.

Sa i përket formës, të dyja partitë kryesore janë më të kujdesshme se vitet më para. Interesi publik është i vagullt, nuk është si fushatat e tjera. Shoh që është kujdesi sa i përket përballjes me drejtësinë. Të dyja partitë janë më të kujdesura për bastionet e tyre. Që tani kanë filluar të shihin alternativat dhe janë të përqendruara për gjërat që do të shpallen. Ndërkohë që PS është marrë me të ardhmen dhe shumë pak me të tashmen dhe e ka eliminuar ‘mea culpa’. PD ka qenë e kujdesshme për të shpalosur programin. Në disa momente e kanë shpalosur me kujdes. 

Është fushatë e mirë. Standardi i këtyre zgjedhjeve deri tani se na presin e 4 ditë të tjera është më i mirë se i zgjedhjeve të shkuara.

Sipas Andonit, KQZ duhet të kishte bërë presion tek forcat politike që votimi elektronik të ishte i përhapur në më shumë qarqe. 

KQZ-ja akoma nuk e kupton rëndësinë dhe peshën e institucionit të saj. Të paktën duhet të bënte presion tek forcat politike që votimi elektronik të ishte i përhapur në më shumë qarqe të vendit. E para për të eliminuar kohën dhe e dytë besueshmërinë. Vota e diasporës ndahen sipas qarqeve dhe shkrihen në lumin e madh të votave që shpërndahen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy