Gazetari Mariglen Kume tha në MCN Live se brenda grupimit të Demokratëve Euroatlantikë ka një grup me persona skeptikë, që i druhen faktit se Basha mund të negociojë në kurriz të tyre për të marrë një pozicion në koalicionin e madh të drejtuar nga Berisha. Kume shtoi se ka disa deputetë që po mendojnë të lëvizin vet për fatin e tyre politik.

"Në dijeninë time ka një grup brenda këtij grupimi politik, Demokratëve Euroatlantik, disa persona skeptik, që mendojnë që z.Basha s’po e krijon ende partinë e re, për të negociuar në kurriz të tyre për veten e tij, për të patur një pozicion në atë koalicionin e madh në kampin opozitar që do të udhëhiqet nga z.Berisha, tashmë edhe me vulën zyrtare të PD. Këtë unë e kam të komfirmuar nga disa persona nga grupimi i z. Basha, që e kanë këtë lloj skepticizimi. Ato lëvizjet e para nisën që një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Basha shkoi në Parlament i vetëm, i shoqëruar nga Pampuri. Nuk është i vetmi Alibeaj që kërkon një formacion të ri politik. Ka një numër te konsiderueshëm. Madje disa deputetë po e mendojnë që të lëviznin vet për fatin e tyre politik. Në qoftë se do bëjnë diçka për të shkuar te Berisha, ta bëjnë ata vet, dhe mos të bëjnë pazar. Pak ditë më parë Ambasada e SHBA pati një ftesë për 4 korrikut, dhe s’e pashë z.Basha, që pretendon se e ka këtë mbështetje”.



