Në një takim me gazetarët, kryeministri Edi Rama mohoi se heqja e tatim-fitimit dhe e TVSH-së është korrigjim i politikave fiskale, por deklaroi se kanë ndryshuar shumë gjëra, që nga situata ashtu edhe forca e qeverisë.
Ndërsa për amnistinë fiskale, ai sqaroi se nuk janë përfitues ish politikanët dhe ata që kanë mbajtur poste publike.



